Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, punëtorët e rafinerisë në protestë

Punëtorët e rafinerisë së naftës në qytetin e Fierit kanë nisur një protestë ditën e sotme, duke pezulluar punën.

Shkak për këtë protestë është bërë rroga, pasi punëtorët pretendojnë se nuk janë paguar prej dy muajsh.

Për këtë arsye, ata kanë ndërprerë punën në shenjë proteste, duke pohuar se nuk do të rifillojnë të punojnë pa u paguar.

“Nuk marrim rrogat prej 2 muajsh, ndaj sot kemi pezulluar punën në rafineri. Nëse nuk paguhemi, nuk do të punojmë”, kanë thënë punëtorët.

Sot News, 05.10.2015