Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, jo rritje akcize për karburantin

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka sqaruar për KosovaPress se nuk do të ketë rritje të akcizës në karburante.

Sipas Berjanit ka qenë një kërkesë nga komuniteti i energjisë ku është kërkuar që të largohet dogana nga produktet e cekura siç janë nafta dhe benzina.
Berjani thotë se nëse analizohet largimi i doganës dhe tani rritja e akcizës nuk do të ketë ndryshim sa i përket çmimit të fundit të blerjes nga konsumatorëve .

“Largimi i doganës e hap konkurrencën dhe është hapje e tregut sa i përket këtyre produkteve, derisa me marrëveshjet e CEFTA-s kanë qenë në avantazh shtetet pjesë e CEFTA-s, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia. Tani me largimin e taksës doganore kanë përparësi të njëjtë edhe prodhuesit e tjerë që ne shpresojmë edhe në një konkurrencë më të madhe dhe import edhe nga shtete e Bashkimit Evropian”, ka thënë Berjani.

Revista Monitor, 28.09.2015