Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kushtetuesja rrëzon padinë për minierën e Goleshit

Agjencia Kosovare e Privatizimit më 22 shtator ka pranuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës Aktvendimin nr. KL18/15, ku parashtruesi i kërkesës ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme me numër reference AC-I-14-0357-A0001 në lidhje me MIM Golesh – Magure Lipjan.

Parashtruesi i kërkesës e ka kontestuar Aktvendimin e datës 5 shkurt 2015 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme nr. AC-I-14-0357-A0001 për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me çka ishte refuzuar kërkesa e paditësit për vendosjen e masës së përkohshme.

“Gjykata Kushtetuese me aktvendimin e saj KL18/15, e ka shpallur të papranueshme kërkesën e parashtruesit si dhe e ka refuzuar përfundimisht kërkesën e paditësit për vendosjen e masës së përkohshme”, ka njoftuar AKP-ja transmeton Telegrafi.

Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. KL18/15 mund ta gjeni në web faqen zyrtare të këtij institucioni.

Telegrafi, 25.09.2015