Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, protestojnë banorët e Kamzës

Rreth 20 banorë të cilët jetojnë në godinat e ish-konvikteve të Institutit Bujqësor kanë kërcënuar se do të hidhen nga pallati nëse shteti nuk u risjell energjinë elektrike në banesat e tyre. Prej tetë muajsh, mbi 520 familje që jetojnë në këto godina nuk kanë energji elektrike.

Banorët kanë kontrata qiraje me ndërrmarrjen e ish-Institiutit Bujqësor, e cila rezulton debitore. Banorët kërkojnë që shteti shqiptar t’u krijojë mundësi që çdo familje të ketë kontratë individuale, në mënyrë që të mos ketë penalizim kolektiv.

Banorët u shprehën se nëse autoritetet nuk marrin masa, protestat e tyre do të përshkallëzohen.

Top Channel, 28.09.2015