Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe përgënjeshtron Boden për CEZ-in

sh­-ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi një ditë më parë se vendimi për uljen e çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te CEZ, nuk u zbatua asnjëherë, por deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar faksimilet, me të cilat thotë se ky vendim është zbatuar për 5 muaj me radhë.

E sipas këtyre dokumenteve në këto 5 muaj CEZ­it i janë falur 35 milion euro.

Statusi i plotë i Erjon Braçes në rrjetin social “Facebook” 
“Kështu Berisha e Bode i falën CEZ 35 milion euro. Shqiptarët e meritojnë që këto para të rikthehen. Këto janë prova, Sali Lulzim, Ridvan.
Kështu ulët çmimin e energjisë për CEZ me 35 milion euro. Asnjë cent për qytetarët.
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe me konkretisht Ridvan Bode, insistojne:
Nuk kemi ulur cmimin e energjise per Cez por e kemi rritur!!
Genjeshter e madhe!
Keto qe shihni jane 2 nga 5 pale fatura me te cilat KESH ka faturuar energjine per CEZ ne janar, shkurt, mars, prill, maj 2012;
Cdo kilovat i faturuar nga KESH per CEZ ka cmimin 2.83 leke per kilovat.
Ne korrik, pas vendimit te ERE te urdheruar nga Berisha, miratuar ne menyre te dokumentuar nga ish­ ministri Bode.
KESH është deturuar tamam pas këtij vendimi të ulë çmimin me 0/63 lekë për kilovat dhe ulë vlerën e faturave të 5 muajve të shkuar.
Shini faturen, lexoni shenimin ne to ne te majte; lexoni per vendimin, daten, cmimin dhe efektin financiar prapaveprues!
Keto jane provat dhe ky eshte skandali”, shkruan deputeti socialist, që ka publikuar edhe faksimilet.

Shqiptarja.com  26.09.2015