Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lëndët djegëse të ngurta

Rreth 3 miliardë njerëz në Botën në zhvillim vazhdojnë të përdorin lëndë djegëse jo të sigurta dhe ndotëse për ngrohje dhe gatim, si qymyri apo druri.

Sipas Bankës Botërore, ky fenomen i kushton Tokës dhe njerëzimit sot, 123 miliardë dollarë çdo vit. Banka vlerëson se kjo kosto vjen për shkak të pasojave shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike të përdorimit të vazhdueshëm të lëndëve djegëse të ngurta, dhe jo të atyre të sigurta.

Por, ajo që mbetet tragjike në këtë vlerësim, është kosto në jetë njerëzish.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se 3.8 milionë njerëz vdesin cdo vit për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse jo të sigurta.

Por, ky problem nuk i takon ekskluzivisht vendeve në zhvillim, por edhe atyre të zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë kompani tashmë janë futur në një konkurrencë të frikshme për sa i përket furrave alternative për gatim apo edhe për ngrohje, duke pretenduar një reduktim të gazrave toksik në një masë deri 80%. Në kërkim të burimeve të tjera altermative, edhe familjet po i drejtohen këtyre produkteve, për shkak të kostos më të ulët, dhe rrezikojnë ti japin një dinamikë edhe më tragjike fenomenit.

Scan TV,  19.09.2015