Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet ndërtimi i Turkish Stream

Nisja e vijës së parë të projektit Rrjedha e Turqisë është shtyrë për shkak të krizës politike në Turqi, referoi zëvendës CEO i Gazprom Aleksander Medvedev sikundër citohet nga Agjencia e Lajmeve TASS e Rusisë.

Zyrtarët e nivelit të lartë turk thanë se Turqia dhe Rusia nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë progres në projektin e planifikuar Turkish Stream dhe për momentin i kanë ngrirë bisedimet.

Nënsekretari i zv. Ministrit të energjisë Sefa Sadik Aytekin, vuri në dukje se Turqia ka rritur zbritjen e kërkuar të gazit nga rreth 6 për qind në 10.25 për qind.

Ministri i përkohshëm i energjisë Ali Riza Alaboyun gjithashtu tha se dukej e pamundur që Rusia dhe Turqia të arrijnë në një marrëveshje përpara themelimit të qeveri së re në Turqi.

Në fillim të këtij muaji, ministri rus i energjisë Aleksandër Novak deklaroi në një intervistë televizive se ndërtimi i linjës së parë e Turkish Stream do të fillonte në fund të qershorit. Më parë nisja e ndërtimit ishte planifikuar për ‘fillim të qershorit’, siç citohet nga TASS. Në çdo rast, për të filluar shtrimin e tubave, Rusia dhe Turqia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare që rregullon aktivitetet kërkimore në territorin turk.

Projekti Turkish Stream është planifikuar të transportojë gazin rus drejt Evropës nëpërmjet kufirit turko-grek duke anashkaluar Ukrainën.

Ai është planifikuar të transportojë 63 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë, raporton Hurriyet Daily.

Revista Monitor, 17.09.2015