Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, takim për interkonjeksionin

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim anëtaren e Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Ingrid Hengster.

Hoti, sipas komunikatës nga MF, ka njoftuar atë për situatën ekonomike në vend.

Sa i përket interkoneksionit me energji elektrike me Shqipërinë, në takim është bërë e ditur se nga viti i ardhshëm pritet që të fillojë shfrytëzimi i kësaj linje të rëndësishme për Kosovën. Ky projekt po arrin të finalizohet falë përkrahjes së shtetit gjerman.

Anëtarja e Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv të KfW-së ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së KfW-së për institucionet e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Telegrafi,  10.09.2015