Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, banorët protestojnë për HEC-in

Ka afro 10 ditë që kompania private Benita shkon çdo ditë në rrjedhën e lumit Lepenc, në fshatin Biti, për të ndërtuar një hidrocentral.

Mirëpo, askush prej banorëve të këtij fshati nuk janë njoftuar paraprakisht e as tani se çfarë po ndërtohet, ndonëse e kanë kërkuar projektin – edhe nga Komuna e Shtërpcës e edhe nga Ministria e Mjedisit.

Banorët e këtij fshati, duke mos qenë në dijeni se çfarë përmase dhe sa ujë do të marr ky hidrocentral, janë detyruar që të dalin para këtij eskavatori punues dhe të mos lejojnë fillimin e punimeve.

Përfaqësuesi i fshatit, Advi Tahiri, ka thënë se hidrocentrali parashihet të ‘privatizojë’ ujin e Lepecit që ata e kanë burim për prodhimet bujqësore. Ai, njëjtë si banorët tjerë, kanë këmbëngulur për ndërprerje të punimeve.

Tribuna, 10.09.2015