Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova, problem energjitik në rajon

Haradinaj ka thënë se “Kosova me rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, po shndërrohet në problem energjetik të rajonit.

“Ajo sot ka mungesë për të paktën 500 megavat orë energji elektrike dhe situata e paperspektivë në sistemin energjetik të Kosovës, kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit. Nuk mund të shtyhet për as edhe një ditë rigjenerimin e kapaciteteve ekzistuese, e as krijimi i  kapaciteteve të reja. Komoditeti për të mos ndërhyrë në sistemin energjetik të vendit, do ta rrezikojë skajshmërisht edhe ekonominë edhe konsumatorin”, tha Haradinaj.

Sipas tij, sistemi energjetik i Kosovës duhet t’i hapë dyert për investitorë të mundshëm të vendit dhe të huaj, sepse politikat e gabuara në këtë fushë, e kanë shndërruar Kosovën, nga një prodhues potencial, në një problem rajonal energjetik”.

Ramush Haradinaj, në bisedë me menaxhmentin e KEK-ut, tha se dështimet në të gjitha hallkat e sistemit energjetik në Kosovë, duke përfshirë edhe këto të fundit me ndarjen e “hises energjetike” me operatorë të tjerë, nuk mund ta shndërrojnë konsumatorin kosovar në të “dënuar” ose në viktimë, që gjithmonë, me xhepin e tij, t’i paguaj  dështimet, dallaveret e hajnitë… që nga adresa të ndryshme ndodhin në këtë sistem.

Telegrafi,  05.09.2015