Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP i jep kontratën e kompresorëve Siemens

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP), i ka dhënë kontratën për furnizimin e gjashtë turbinave gazi me kompresor turbo kompanisë Siemens AG. Gjysma e këtyre pajisjeve do të instalohen në stacionin e kompresorit TAP-it pranë Kipoi, në Greqi, dhe gjysma e mbetur në stacionin e kompresorit TAP-it afër Fierit, në Shqipëri.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues në TAP tha: “Unë dua të falënderoj të gjithë ato kompani që morën pjesë në këtë raund tenderi. Pas një procesi rigoroz të vlerësimit dhe të tenderimit, Siemens është përzgjedhur për ekspertizën, njohuritë dhe historinë pozitive të sigurisë në sigurimin e njësive shumë të besueshme me turbine gazi me kompresorë turbo, të cilat janë një pjesë integrale e tubacionit tonë. ”

Kontrata e kompresorëve turbo mbyll procesin e para-kualifikimit të TAP (nisur në qershor 2014), që u pasua nga vlerësimet e ofertës nga kompanitë e përzgjedhura që përmbushnin kriteret rigoroze të para-kualifikimit të TAP.

Siemens AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve teknologjike që kursejnë energji. Në shtator 2014, Siemens kishte rreth 343,000 të punësuar në më shumë se 200 vende.

Në prill 2015, TAP dha kontratën e saj të parë të madhe, për ndërtimin e rrugëve dhe urave në Shqipëri. Në korrik 2015, TAP përfundoi procesin e tenderimit për furnizimin e valvulave me diametër të madh.

Revista Monitor,  03.09.2015