Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AlbChrome, një nga pesë kompanitë më të mira

Revista Metalbulletin ka renditur shoqërinë Albchrome si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferrochromit në botë. Kjo Revistë me seli në Britaninë e Madhe është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, cmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshi dhe atë të Ferrochromit.

Ky pozicionim i ri i Albchrome në kategorinë më të lartë të prodhuesve të Ferrochromit në botë, është një sukses i padiskutueshëm që konfirmon edhe një herë angazhimin e kompanisë në rritjen e cilësisë së prodhimit të këtij metali si dhe njëkohësisht e identifikon markën Albchrome si një prodhues i jashtëzakonshëm në nivel global. Kështu AlbChrome renditet në të njëjtin nivel me kompanitë më të mëdha në botë në këtë fushë.

Investimet

AlbChrome ka realizuar dhe do te vijojë të kryje me të njëjtin intensitet investime historike dhe strategjike në fushën e metalurgjisë dhe minierave. Investimet kapitale në projekte të reja në Bulqizë por dhe në njesitë e tjera kapin vlerën mbi 30 Million USD. Vetëm në përmirsimin e cilësisë se Ferrokromit, Albchrome në vitin 2015 ka investuar rreth 3 Million USD.

Në planin e zhvillimit të shoqërisë është edhe ndërtimi i dy furrave të reja në Uzinën e Përpunimit në Burrel me një vlerë prej më shumë se 6 milion dollarësh.

Eksportet

Albchrome për 7 mujorin e parë 2015 ka eksportuar mbi 4 Mld Lekë ose 10% të totalit të të gjitha mineraleve të eksportuara nga Republika e Shqiperisë. Krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2014, eksportet e Albchrome në vlere janë rritur me 41.5%. Ndërkohë eksportet e mineraleve në 7 mujorin e parë të vitit kanë rënë me 12 Miliard ose rreth 24%.

Albchrome aktualisht zë 4% të gjithë eksporteve Shqiptare.

Kompania AlbChrome, e dhënë në formë koncesioni nga shteti Shqiptar prejt vitit 2001, aktualisht përbëhet prej Minierës së Kromit Bulqizë, Uzinës së Ferrokromit Elbasan, Uzinës së Ferrokromit Burrel si dhe Impiantit te Seleksionimit Klos.. AlbChrome prodhon ferrokrom me karbon të lartë të një cilësie ‘premium’, duke e renditur këtë produkt Shqiptar si nga të paktët prodhime 100% vëndase të një cilësie shumë të lartë dhe nga produktet më të dëshiruara në treg. AlbChrome është aktualisht kompania e dytë eksportuese më e madhe në vënd, duke eskportuar në vënde Europiane (përfshirë Italinë, Gjermaninë, Belgjikën etj), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së fundmi edhe në tregun Asiatik (Japoni dhe Kore e Jugut). Albchrome aktualisht ka më shumë se 950 punonjës. AlbChrome është pjesë e grupit Balfin prej vitit 2013.

Shqiptarja.com 03.09.2015