Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinë, mungesa e energjisë, problem dhe me ujin

Ujësjellësi ”Prishtina” me anë të një komunikate njofton të gjithë konsumatorët se për shkak të mungesës së energjisë elektrike në objektet prodhuese dhe distribuese, ka filluar të destabilizohet edhe furnizimi me ujë të pijshëm,

“Nga data 30 gusht 2015 e që po vazhdon edhe më tej, ka filluar të destabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit (Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Lipjan), për shkak të mungesës së energjisë elektrike në të gjitha objektet prodhuese dhe distribuese”, thuhet në komunikatë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive të përballjes me mungesë të energjisë elektrike në stacione të pompave dhe fabrika të ujit, KUR”Prishtina” po mundohet që të mbajë një tempo të rregullt të furnizimit me ujë, deri në stabilizimin e gjendjes së furnizimit me energji elektrike.

Këto komuna ka disa ditë që janë duke u përballur me mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Telegrafi,  02.09.2015