Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrolli i OSHEE i gjen armë në shtëpi

Një arsenal armësh është gjetur nga policia e Korçës në shtëpinë e 44 vjeçarit Petro Kallajxhi. Specialistët e Krimeve të Rënda në Korçë bënë arrestimin në flagrancë të tij në lagjen nr. 3.

44 vjeçari u kap duke vjedhur energjinë elektrike me anë të një lidhje të paligjshme, por kontrolli i banesës ka surprizuar efektivët. Policia bllokoi në cilësinë e provës materiale 6 armë zjarri si: 2 revolvera nagant, 1 e llojit Mauzer, 1 e llojit Zastava, 1 e llojit Brauing, 1 e llojit TT model 54, 1 automatik kallashnikov dhe 1 silenciator pistoletë.

Prokuroria e Korccës vijon hetimet për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shqiptarja.com  02.09.2015