Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS eksporton energji, Kosova me reduktime

Ndërkohë që konsumatorët kosovarë përballeshin këto ditë me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, KEDS-i ka shitur energji elektrike në vendet e rajonit.

Ky skandal i kompanisë turke “Çalik”, e cila e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike, zbulohet sipas disa dokumenteve të cilat ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”.

Sipas këtyre dokumenteve, të hënën më 31 gusht 2015, përkatësisht nga ora 02:00 deri 07:00, kur në të gjitha komunat e vendit aplikoheshin reduktime të energjisë, KEDS-i ka eksportuar rreth 600 megavatë orë energji elektrike.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se aktualisht KEDS-i një megavat orë energji elektrike nga KEK-u.

Revista Monitor,  02.09.2015