Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot

Marshimi i çmimeve të naftës gjatë sesionit të së Premtes në bursat ndërkombëtare, është reflektuar edhe në tregun e naftës me shumicë, në vendin tonë. Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë shitet me 143.32 lekë për litër, në një rritje me 2.47%, krahasuar me sesionin e sesionit të shkuar. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, e cila sot regjistrohet në 90 lek për litër.

Scan TV, 31.08.2015