Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e prodhimit vendas do ulte çmimin e karburanteve

Ekspertët e tregut të karburanteve vlerësojnë se vetëm rritja e prodhimit vendas do të sjellë ulje të ndjeshme të çmimit. Ata vlerësojnë se niveli i ulët i prodhimit nuk ndikon në politikën e çmimeve të ulëta në tregun e karburanteve. Nafta këto ditë ka njohur ulje të çmimit por eskpertët e shohin si marrëveshje të fshehtë mes tregtarëve.

Shtimi i prodhimit vendas të naftës do të ulte e çmimin e ketij produkti për konsumatorët.Ekspertët shpjegojnë se kjo rrugë mund të ishte vendimtare për përcaktimin e çmimit në treg.

Vladimir Puka : “Gjithë sekreti i vendeve që prodhojnë naftë siç është Shqipëria është që të kenë produkte nga tregu vendas sepse ai ul goxha çmimin. Problemi është se ne nuk kemi tani për tani të tillë prodhimi që të ndikojë në uljen e çmimit.”

Eksperti Vladimir Puka e sheh problemin e çmimit edhe me mosintegrimin e tregut vendas me atë ndërkombëtar.

Vladimir Puka : “ Nuk ka integrim të tregut tonë me strukturat e tregjeve ndërkombëtare.”

Rënia e çmimit të karburanteve brenda pak ditëve me 10-20 lekë sipas Pukës shihet si marrëveshje e fshehtë mes tregtarëve, dhe si produkti i tregut.

Vladimir Puka: “Pra është një rënie drastike do të thoja unë menjëherë si e komanduar, kjo është ajo që do të thoja unë që nuk ka transparencë, nuk ka lëvizshmëri të çmimit.”

Ekspertët e e shohin çmimin e lartë të karburanteve në Shqipëri të lidhur edhe me skemën e taksimin që nuk lejon uljen në nivel të ndjeshëm.

Ora News,  27.08.2015