Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

5 datat kyç të projektit TAP

Konceptimi, zhvillimi dhe realizimi i projekteve gazsjellëse ambicioze, si TAP-i përbëjnë një proces kompleks dhe të detajuar. Nuk ka dyshim që TAP-i tashmë ka bërë shumë progres. Por ama disa prej sfidave të tij më të mëdha nuk janë përballuar akoma, bëjnë më dije burimet zyrtare të projektit.

Ndërsa afron momenti i fillimit të aktiviteteve të ndërtimit të një prej projekteve infrastrukturore energjetike më të rëndësishme për Evropën gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, zhvilluesit e projektit ka dhënë shkurtimisht piketat e deri tanishme të projektit nga konceptimi deri në përfundimin e planifikuar.

Korrik 2015

Nisin punimet e para ndërtimore për rrugët dhe urat dytësore në Shqipëri për të mundësuar transportin në sheshet e ardhshme të ndërtimi.

Dhjetor 2015

Pritet të shpallen kontratat e mëdha të prokurimeve.

2016

Nis shtrirja e tubacionit.

2018

Konsorciumi Shah Deniz planifikon shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi. Furnizimi i parë për Evropën nëpërmjet TAP-it vijon rreth një vit më vonë.

2020

Fillimi veprimtarisë së gazsjellësit.

Revista Monitor,  27.08.2015