Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çela: Po monitorojmë situatën në Himarë

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Z. Adrian Çela ndoqi sot nga afër në Himarë punën e strukturave lokale të kompanisë për mirëmbajtjen e rrjetit energjitik.

Çela paraqiti të dhënat më të fundit për situatën dhe normalizimin e furnizimit me energji, pas riparimit të defekteve të shkaktuara nga përkeqësimi i motit.

Më tej, ai u ndal tek plani i investimeve që do të kryejë OSHEE duke nisur nga muaji Shtator, me synim zgjidhjen emergjente dhe përfundimtare të problemit të furnizimit me energji në zonën e bregdetit.

Prononcimi i plotë i administratorit të OSHEE-së Z.Adrian Çela gjatë një inspektimi të punës për mirëmbajtjen e rrjetit në Himarë

Është fakt se këtë vit kemi pasur një rritje të ngarkesës së rrjetit elektrik dhe shifrat e tregojnë vet, mjafton të bëjmë krahasimin e tyre nga vjet për të njëjtën periudhë. Nga ana tjetër, në sajë të gatishmërisë që OSHEE shpalli që në fillim të muajit të shkuar, duke mobilizuar që nga zona e Vlorës deri në Sarandë 254 punëtorë u bë e mundur gadishmëria për eleminimin e avarive në një kohë sa më të shpejtë në Vlorë, Orikum, Dhërmi, Himarë, Qeparo dhe deri në Sarandë. Kemi arritur të ulim ndjeshëm jo vetëm numrin e ndërprerjeve të energjisë duke krahasuar vitin 2013 me 2014, por është ulur ndjeshëm dhe koha e riparimit të defekteve. Nëse krahasojmë periudhën Qershor-Korrik në tre vitet e fundit, këtë vit është ulur me më shumë se dy herë kjo kohë e riparimit të defektit.

Duhet ta kuptoni se rrjeti elektrik është i rënduar në zonat bregdetare. Nuk ka një sistem energjitik në këto zona por ka vetëm tela elektrifikimi që janë bërë që në vitet ’70 kur është bërë elektrifikimi. Vetëm në sajë të një mirëmenaxhimi të sistemit kemi mundur të ulim sadopak ngarkesën. Në Shtator e në vazhdim, OSHEE ka planifikuar të ndërhyjë me një plan investimesh për të përmirësuar situatën për sezonin e ardhshëm deri në zgjidhjen përfundimtare që do të marrë në vitin 2017.

Megjithë masat e marra, edhe pse keni qenë prezent, problematika ka vazhduar gjatë sezonit turistik, çfarë do të bëni konkretisht?

Unë nuk thashë që nuk ka pasur ndërprerje, por mund t’ju jap dy shifra: në muajin Korrik 2013, numri i ndërprerjeve nga difektet është 358 në zonën Vlorë-Sarandë; në muajin Korrik 2014 janë regjistruar 438 ndërprerje ndërsa në muajin Korrik 2015 kemi 165 ndërprerje. Pra është ulur në sajë të gadishmërisë dhe statistikat tregojnë se kemi rikuperuar defektet.

Çfarë do të bëjmë ne?

Për herë të parë në këtë zonë do të kalojë linja 110 kV pasi këtu nuk ka linjë 110 kV.

Para 3-4 javësh u inagurua nisja e punimeve për linjën 110 kV e Unazës së Jugut ku po investon OST-ja në bashkëpunim me kfË. Brenda muajit Tetor parashikohet që segmenti ku jemi të përfundojë.

Në Shtator nisin punimet për ndërtimin e 2 n/stacioneve, një në Himarë dhe tjetri në Orikum. OSHEE do ti përgjigjet me 2 faza investimesh: është një n/stacion me vlerë 286 mln lekë të reja në Dhërmi, në nivelet 35-20 kV, me sistemin e shpërndarjes nga Himara me linjën e tensionit të mesëm që shkon rreth 35 km nga Himara në drejtim të Palasës me vlerë 480 mln lekë të reja. Shto këtu edhe 2.4 miliard lekë të reja që do të investohen në Shtator për rikuperimin e linjës së tensionit të mesëm 95 km, tensionit të ulët Vlorë-Sarandë 70 km dhe ndërtimin e 90 kabinave të reja. Ky është plani i masave që fillon në muajin shtator dhe do të përfundojë brenda qershorit të vitit 2016. Faza e dytë që janë investimet më afatgjata, është bashkëpunimi me Kooperacionin Italian ku është firmosur kontrata para 3 javësh, brenda dhjetorit shpallet firma fituese. Ne kemi planifikuar që brenda 2017 të përfundojë ndërtimi i linjës së tensionit të ulët 20 kV për pjesën e Himarës. Me këto investime themi se në vitin 2016 situata në këtë zonë bregdetare Vlorë-Sarandë do të përmirësohet ndjeshëm, por brenda 2017 do të jetë e zgjidhur e gjithë problematika në këtë zonë turistike.

Unë i garantoj qytetarët se sezonin e ardhshëm do të jetë një tjetër pasqyrë e situatës, nuk do të jetë më problem ngarkesa e rrjetit dhe në 2017, falë investimeve që do të nisin nga muaji Shtator i këtij viti kjo problematikë do të jetë zgjidhur përfundimisht.

Përsa i takon likuiditeve, a janë rritur pagesat e energjisë në këtë zonë, duke qenë se Himara ka qenë një ndër zonat problematike?

Nuk është vetëm Himara që ka refektuar rritje të arkëtimeve gjatë kësaj periudhe, treguesit janë rritur në gjithë vendin. Në zonën turistike që nis nga Velipoja në Sarandë janë rikuperuar mbi 150 milion lekë të reja debi, ndërsa përsa i takon faturës korente janë derdhur 384 milion lekë të reja. Sot që flasim, që kur ka nisur aksioni për zonat bregdetare nga muaji Prill, rreth 60 përqind e ish debitorëve nuk janë më të tillë. Kjo tregon se janë rritur arkëtimet, klientët i janë përgjigjur thirrjes së kompanisë dhe tani është detyrë e kompanisë ti përgjgjet përgjegjshmërisë së konsumatorit me investime dhe cilësi shërbimi.

Nga Himara, njësia operacionale special foli për 196 punonjës të OSHEE në mbarë vendin, janë proceduar penalisht për abuzim me detyrën. Keni marrë masa?

Njësia Operacionale Speciale është pjesë e sistemit nuk funksionon e vetme, mes nesh ka një bashkëpunim të ngushtë. Ne kemi marrë masa për pastrimin e këtyre rasteve, masa disiplinore deri në ndjekje penale. Por nga ana tjetër ne kemi konstatuar dhe vet disa raste të abuzimit me detyrën dhe kemi qenë transparent me publikun.

energjia.al  19.08.2015