Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot në vend

Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, gjatë sesionit të kaluar, nuk është reflektuar aspak në tregun e naftës me shumicë, në vendin tonë. Diçka e tillë vjen falë forcimit të dollarit amerikan kundrejt lekut vendas. Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë shitet me 144.46 lekë për litër, në rritje me 0.03%, krahasuar me sesionin e së Premtes. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, e cila sot regjistrohet në 91.6 lek për litër.

Scan TV,  17.08.2015