Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova ka benzinën më të lirë në Evropë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka paraqitur sot të dhënat në lidhje më lëvizjet e fundit të çmimeve të derivateve të naftës, sipas të cilave Kosova ka çmimin më të ulët të benzinës në Evropë, ndërsa dizeli është më i lirë vetëm në Maqedoni.

MTI me anë të komunikatës së sotme gjithashtu fton të gjithë qytetarët që kanë dyshime në cilësinë e karburanteve dhe korrektësinë e matjes nëpër pikat e shitjes me pakicë të karburanteve të raportojnë rastet tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së.

“Në vazhdën e informimit të rregullt të publikut, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas analizimit të të dhënave të përditësuara të lëvizjeve të çmimeve të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe të çmimeve të shitjes me pakicë të karburanteve të naftës në Kosovë, ka konstatuar se çmimet aktuale në tregun vendor janë duke lëvizur më një ritëm pothuajse të njëjtë me lëvizjet në tregjet rajonale dhe evropiane të shitjeve me pakicë (shih të bashkëngjitur me këtë njoftim tabelën dhe grafikun me çmimet aktuale të këtyre ditëve).

Sipas këtyre të dhënave, Kosova përsëri ka çmimin më të ulët të shitjes me pakicë të benzinës: çmimi mesatar i shitjes me pakicë të këtij derivati gjatë javës së fundit është rreth 1.07 €/l, ndërsa sa i përket dizelit, përveç Maqedonisë, Kosova e ka çmimin shitës më të ulët në rajon dhe në Evropë, gjegjësisht ai sillet rreth 1.05 €/l.

Revista Monitor, 15.08.2015