Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE forcon kontrollet në bregdet

Kompania energjetike, OSHEE, ka zhvendosur një pjesë të punonjësve të saj në zonën e bregdetit, për t’i dhënë mbështetje agjencive që menaxhojnë rajonet nga Velipoja në Sarandë.

Aksionet janë përforcuar këto ditë, duke nisur me rajonin e Shkodrës dhe konkretisht, duke parë nga pranë situatën në zonat Velipojë dhe Shëngjin, nga ku Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer verifikime mbi ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj bëri me dije nga Durrësi se gjatë operacionit në Shkodër janë grumbulluar mbi 60 mijë dollarë detyrime të prapambetura.

“Në lidhje me rezultatet e këtij aksioni të përforcuar këto ditë, në rajonin e Shkodrës (Lezhë, Shëngjin, Velipojë), prej datës 7 gusht kur nisi operacioni, janë kryer 2600 kontrolle, duke konstatuar abuzime të shumta dhe masa ndëshkuese deri me arrestime, ndërsa nga ana tjetër janë arkëtuar rreth 60 mijë dollarë dhe janë nënshkruar rreth 100 aktmarrëveshje të pagesës me këste të detyrimit”, u shpreh Albana Ferraj, teksa shtoi se në Shkodër janë l50 persona shtesë, kurse në Durrës 25.

Sot News, 13.08.2015