Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK bën sigurimin shëndetësor të punëtorëve

Deklaratë e KEK:

Përtej obligimeve qe dalin nga Ligji Punës dhe rregulloret ne fuqi, duke pasur si një nga objektivat kryesore mirëqenien e përgjithshme te punëtorëve, si shenje e vullnetit te lire te KEK si punedhenes, përkundër barrës qe ka kostoja e ndërlidhur ne gjendjen financiare, për here te pare qe nga paslufta, ky menaxhmentnë vitin 2013, ka bere sigurimin shëndetësor plotësues te gjithë punonjësve te KEK-ut. Me ane te këtij shërbimi, janë mbuluar te gjitha shpenzimet shëndetësore te punëtorëve pavarësisht se a janë krijuar ne klinikat publike apo private, brenda apo jashtë vendit. Me këtë rast duhet cekur se këtë shërbim me një kosto te konsiderueshme për korporatën, nuk e kane shumica e punëtorëve publik ne Kosove.

Sido qe te jete, për shkak te problemeve kontraktuale, qe ishin jashtë kontrollit te KEK-ut, kontrata për shërbime te sigurimit shëndetësor është ndërprerë ne maj 2015, si edhe qe keni qene te informuar permes emailit me 29 prill 2015. Ne lidhje me kete, mund te ju sigurojme se te gjitha fatura per shpenzime shendetsore te cilat jane bere para shkeputjes se kontrates ne fjale, do te mbulohen brenda afatit me optimal te mundeshem.

Ne menyre shkeputja e kontrates ne fjale te mos ndikoi ne mirëqenien e punonjësve, KEK ka iniciuar pa vonesa procedurat për përzgjedhjen dhe ri-kontraktimin e këtij shërbimi. Ne këtë rast, duhet pasur parasysh se për shkak te kufizimeve qe dalin nga Ligji Prokurimit Publik te cilin KEK është i detyruar ta respektoj, ky proces kërkonte kohe te konsiderueshme për tu përmbyllur, me çka janë ballafaquar edhe Ndërmarrjet tjera Publike dhe punonjësit e tyre.,

Përkundër, te gjithave, ky proces do te vazhdohet ne fillim te javes se ardheshme me procedure te pershpejtuar, dhe kemi besim se do te përfundoi pa vonesa te mëtejme dhe te gjithë punëtoret e KEK-ut do te ri pajisen se shpejti me sigurim shëndetësor plotësues, deri ne fund te muajit te ardheshem. Ne kete vije, menaxhmenti zotohet se do te vazhdoi te jete transparent dhe i hapur duke iu informuar rreth statusit te ketij procesi, gjate tere kohes deri ne perfundimin e tij.

Ne nderkohe, KEK do te vazhdoi me permbushjen e te gjitha obligimeve per kompensimin e lendimeve ne punes siq eshte e percaktuar me legjislacionin ne fuqi dhe rregulloret e brendshme te korporates.

energjia.al  12.08.2015