Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, java nis me rënie

Çmimet e naftës e kanë filluar në rënie edhe këtë javë, duke prekur nivelin më të ulët disamujor, për shkak të të dhënave të dobëta në Kinë, që treguan se eksportet dhe importet ranë ndjeshëm, gjatë Korrikut, në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Eksportet ranë me 8.3% në Korrik, rënia më e madhe në katër muajt e fundit, pasi kërkesa e dobët globale për mallrat kinezë dhe politikat për një yuan të fortë kanë dëmtuar prodhuesit. Sipas parashikimit zyrtar, ekonomia e Kinës pritet të rritet me 7% gjatë këtij viti, por disa ekonomistë mendojnë se rritja do të jetë shumë më e ngadaltë.

Në sesionin e parë të kësaj jave, nafta Brent e Londrës ra me 24 cent, në 48.3 dollarë për fuçi, niveli më i ulët në 6 muajt e fundit. Nafta Bruto amerikane ra me 21 cent në 43.66 dollarë për fuçi. Gjatë javës së kaluar, dy benchmarket kryesorë të naftës, realizuan humbje për të gjashtën javë me radhë.

Scan TV,  10.08.2015