Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdojnë ndërprerjet e energjisë në Kosovë

KEDS-si ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në disa vende do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerje të rrymës do të ketë në nënstacionin NS 35/10 kV Fushë Kosova, ku do të shkyçen: dalja 10 kV Albanat , prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

“Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mes Bardh, Bardhi i Vogel, Sllatina e madhe, Sllatina e vogël”.

Po ashtu ndërkreje të furnizimit me energji elektrike do të ketë edhe dalja 10 kV Bardhi i madh, nga ora 10 deri në ora 16:00. “Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bardh i madh, Lagja prapa Hekurudhës, Kuzmini, Kondirolli Fabrika e Barnave, Hotel Bali, NNT Daci”.

Shkyçja bëhet me qëllim të vendosjes se shtyllave ne LP 10 kV dhe promontimin e tyre.

Po ashtu ndërprerje të shtunën do të ketë edhe në nënstacionin NS 35/10 kV Mazgit, do të shkyç qet nga ora 10 deri në 16 dalja 10 kV Plemetini. “Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Plemetin, Prelluzh, Gllavatin, Beçuk, Strofc, Zhilivodë, Milloshevë Lagja e re”.

Shkyçja bëhet me qëllim të vendosjes se shtyllave ne LP 10 kV dhe promontimin e tyre”, ka njoftuar KEDS-i në një njoftim për media, raporton Telegrafi.

Sipas KEDS-it shkyçje nga rrjeti i rrymës do të ketë edhe në Dardanë.

Telegrafi,  07.08.2015