Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shoqata e naftëtarëve kosovarë kundërshton rifiskalizimin

Administrata Tatimore e Kosovës ka parashikuar që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale duke nisur nga data 1 gusht, me qëllim të shmangies së evazionit fiskal. Por, mediat vendase shkruajnë se një gjë e tillë nuk po gjen zbatim.

Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës kanë thënë se vazhdojnë të kundërshtojnë rifiskalizimin me arsye se operatorët po mbajnë çmime jashtëzakonisht të larta, shkruan Zëri.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se mosfutja e operatorëve të rinj ka bërë që shumica e tyre të mos i binden thirrjes që të rifiskalizohen deri më 1 gusht.

Revista Monitor,  06.08.2015