Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qershor, nafta ra me 21%

Qershori ka qënë muaji më i keq për naftën, që nga viti 2008, kur falimentoi gjigandi “Lehman Brothers”. Nafta Bruto amerikane ka humbur 21.3% të vlerës gjatë muajit të kaluar, rënie që tejkalohet vetëm nga Tetori i 2008, kur çmimet ranë me 1/3.

Vetëm në sesionin e ditës së Premte, nafta Bruto amerikane ra me 2.9% dhe e mbylli javën në 47,12 dollarë për fuçi. Të njëjtën tendencë ka ndjekur edhe nafta Brent e Londrës, që ka humbur rreth 20% të vlerës gjatë Qershorit. Në mbyllje të sesionit të së Premtes, Brenti i Londrës kuotohej në 52.21 dollarë për fuçi, niveli më i ulët në 6 muajt e fundit. Gjithashtu, edhe industria amerikane e naftës ka filluar të shfaqë shenjat e para të dobësisë.

Agjencia kombëtare e Energjirë raportoi se, në Mars, prodhimi i naftës ra me 1.9% në 9.51 milionë fuçi në ditë, rënia më e madhe mujore në 4 vitet e fundit. Gjithashtu, të dhënat sugjerojnë se edhe gjatë Prillit ka pasur një rënie të prodhimit. Për këtë arsye, analistët mendojnë se, edhe në muajit në vijim ulja e prodhimit do të vazhdojë, edhe pse kompanitë, në muajt e fundit, kanë riaktivizuar “sondat” e tyre. Dobësia e tregut po jep efekte të mëdha tek fitimet e kompanive, sidomos të atyre që janë ekspozuar shumë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fitimet e ExxonMobil janë përgjysmuar në 4.2 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të këtij viti, niveli më i ulët që nga viti 2009. Në vështirësi të mëdha gjendet edhe Chevron, që është zhvlerësuar me 2.6 miliardë dollarë. Fitimet tremujore të kësaj kompanie ranë në 571 milionë dollarë, niveli më i ulët në 13 vitet e fundit.

Scan TV, 04.08.2015