Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lidhjet e paligjshme, në një javë 4 mijë kontrolle

Me dhjetra subjekte private dhe  familjare,  janë ndëshkuar me ndërprerje të energjisë elektrike, arrestime dhe  ndjekje penale.

Në një njoftim për mediat, policia e shtetit saktëson se janë kryer mbi 4000 kontrolle të përbashkëta Polici-OSSHE dhe se brenda një jave janë evidentuar me dhjetra raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  40  autorë.

Nga këta, 9 persona janë arrestuar në flagrancë , me akuzen e vjedhjes të energjisë elektrike. Policia shpalli ne kërkim 17 persona, si dhe nisi procedurat oper ndjekje ne gjendje të lirë per 14 persona.

Brenda nje jave u ndërprenë 1.291 lidhje të abonentëve debitorë dhe mbi 40 lidhje të paligjshme.

Policia informoi se gjithashu janë kontrolluar 68 kabina elektrike dhe abonentët që furnizoheshein nemenyre te paligjshme n nga këto kabina.

Prej me shume se nje viti Policia dhe OSSHEE jane perfshire ne aksione masive per prejren e lidhjeve te paligjshme te energjise. Gjykata ka dhene denime per 218 persona me 3 deri ne 6 muaj burg.

Ora News,  04.08.2015