Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilizohet prodhimi nga Kosova B

Korporata Energjetike Kosovës (KEK) ka njoftuar se për shkak te sfidave te ndërlidhura me vjetërsinë e stabilimenteve pas periudhës mbi 35 vjeçare te operimit dhe eksploatimit, proceset e prodhimit nga njësite ekzistuese gjeneruese te Termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, janë shume komplekse dhe vështirë te parashikueshme.

Pavarësisht kësaj, fale angazhimit te te gjithë punëtorëve në te gjitha hallkat e ndërlidhura te punës dhe menaxhimit efikas, brenda afatit rekord, është eliminuar defekti teknik ne stabilimentet e përbashkëta te furnizimit me qymyr te Termocentralit Kosova B.

Si rezultat i këtij angazhimi, njësia B2 tashme është duke prodhuar me kapacitet optimal, përderisa njësia B1 gjate orëve te mbrëmjes do te jete  ne dispozicion për prodhim.

Si  rrjedhim, ne orët e mbrëmjes se datës 14.07.2015, prodhimi i energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese te KEK-ut pritet te stabilizohet ne tërësi sipas planit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  14.07.2015