Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projektligji për Trepçën, ende në shqyrtim

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri propozim vendimin për themelimin e grupit punues ndërinstitucional të ekspertëve për Trepçën, kështu deklaroi për Telegrafin Dukagjin Shala, udhëheqës i Departamentit të Minierave në MZHE.

Sipas Shalës, Qeveria është në fazën e shqyrtimit të këtij propozimi – vendimi. “Qeveria është në fazën e shqyrtimit të këtij propozim vendimi për përzgjedhjen e ekspertëve që do të marrin pjesë në grupin ndërinstitucional për shqyrtimin e çështjeve të Trepçës, dhe hapat që duhet të merren”, tha Shala.

Ndryshe, shqyrtimi i projektligjit për Trepçën është tërhequr në janar të këtij viti, nga Kuvendi i Kosovës.

Telegrafi,  09.07.2015