Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova do të përballet me krizë energjitike

Në vitin 2017, Kosova rrezikon të ketë krizë të thellë energjetike dhe të jetë e varur vetëm prej importit të energjisë elektrike. Kështu ka paralajmëruar Blerim Grainca, deputet i LDK, duke folur për nevojën e procedimit të shpejtë për rindërtimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e sidomos të termocentralit Kosovar e Re.

Duke folur për vëmendjen maksimale që ka marrë Gjykata Speciale, në kurriz të nevojave emergjente të jetës së qytetarëve, Grainca ka thënë se duhet të ketë konsensus më të gjerë për gjëra që janë në interes nacional, e energjia, sipas tij, është njëra nga këto çështje, shkruan Telegrafi.

Grainca është përfshirë edhe në debatin për MTI-në, duke thënë se derisa ka qenë në Komisioni e Mbikëqyrjes së Investimeve, ka konstatuar se puna në këtë ministri nuk është ajo që duhet.

“Jam i pakënaqur edhe me ritmet e punës së ministres aktuale, edhe pse drejtimi është i mirë”, ka thënë Grainca, në emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit ka pas shumë shpenzime në MTI për bileta udhëtimi jashtë shtetit për të nxitur investime të huaja në Kosovë, por investime nuk ka pas, e përkundrazi, investimet kanë shënuar rënie.

Revista Monitor,  08.07.2015