Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie industria nxjerrëse në Kosovë

Industria nxjerrëse ka ulur me gati 30% aktivitetin e saj në tre muajt e parë të vitit.

Shifra raportohet nga Instituti Shqiptat i Statistikave dhe pasqyron tkurrrjen e përpunimit pas uljes së çmimit të naftës dhe mineraleve të ngurta në tregun ndërkombëtar.

Ndikimin më të madh vlerësohet ta ketë dhënë kompania Bankers, eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar.

Me uljen e çmimit në tregun ndërkombëtar, edhe kompanitë e bakrit dhe të kromit kanë ulur aktivitetin nxjerrës, transmeton abc news.

Rënia e thelluar e industrisë nxhjerrëse ka bërë që i gjithë sektori i industrisë të jetë 9% më i ulët se një vit më parë.

Për shkak të industrisë, vëllimi i aktivitetit ekonomik ishte më i ulët se një në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi ekonomik i rrit 2.3%, ndërsa në tre muajt e parë të 2014-ës vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit 3.8%.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 30.06.2015