Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pensionistët që nuk mund të marrin kompesimin

Data 27 qershor ishte afati i fundit për të marrë kompesimin e energjisë elektrike prej 648 lekë. Pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike dhe kryefamiljarët me pagë nën 35 mijë lekë bruto marrin një kompesim, pas ndryshimit të çmimit të energjisë, ku u hoq fasha mbrotjëse për shtresat në nevojë. Mbarimi i afatit ka bërë që disa dosje te cilat nuk ishin dorëzuar të gjitha dokumentat e kërkuara, t’u “digjet” kompesimi prej 648 lekësh. Sipas të dhënave nga Insitituti i Sigurimeve Shoqërore janë rreth 300 pensionistë që nuk do t’u lidhet kompesimi.

Për të marrë kompesimin, kjo kategori të moshuarish duhet të presin një vendim të Këshillit të Ministrave, në të kundërt nuk mund të përfitojnë. Fillimit qeveria përcaktoi 27 prillin, si afatin e fundit për të përfituar kompesimin e energjisë elektrike, por kërkesat e shumta sidomos nga pensionistët, “detyruan”, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Minitrinë e Industrisë dhe Energjitikës të shtynë datën deri në qershor.

Mbarimi i afatit vlen edhe për shtresat e tjera në nevojë dhe kryefamiljarët me pagë nën 35 mijë lekë, tashmë nuk mund të dorëzojnë dokumentat që përcaktonte vendimi i qeverisë. Kompesimin prej 648 lekësh e kanë përfituar rreth 86 mijë pensionistë dhe sipas Ministrisë së Financave janë paguar të gjitha lekët deri në muajin maj. Pensionistët e fshatit janë përjashtuar nga kjo skemë, duke qënë se zotëronin tokë.

Kompesimi
Kompesimin e energjisë elektrike tashmë do ta marrin vetëm ata të moshuar që do të dalin në pension, duke filluar nga dita e sotme. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, një pensionist të cilit i është lidhur pensioni për herë të parë, mund të kërkojë nga drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore edhe kompesimin prej 648 lekësh.

Për ta përfituar kompesimin, duhet që të dorëzohet një deklaratë se nuk ka persona madhor në familje të cilët janë në punë, fotokopje të librezës së energjisë elektrike ose faturat e muajve të fundit si dhe një fotokopje të kartës së identitetit. Ky nuk është kompesimi i vetëm që marrin pensionistët.

Rreth 585 mijë pensionistë (nga 590), marrin edhe 2 kompesime të tjera, të cilat i kanë përfituar nga rritja e çmimit të energjisë elektrike ndër vite. Në total një pensionistë merr reth 19 500 lekë nga ndryshimet e energjisë elektrike, 700 lekë në 2007-n, 600 lekë në vitin 2009-t dhe 648 lekë në 2015-n. Ligji i vjetër për caktimin e pensionit, jepte një pension minimal prej 12 000 lekësh, por për të rritur të ardhurat shtoheshin dhe kompesimet, që në total bënin rreth 14 400 lekë. Me skemën e re, kompesimi prej 648 lekësh jepet i ndarë nga pensioni që përcaktohet në bazë të viteve të kontributeve.

Shqiprltarja.com,  29.06.2015