Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS ndërton linjën transmetuese në Vushtrri

Nga largpërçuesi Vushtrri- Maxhunaj, do të përfitojnë shërbime kualitative banorët e periferisë së Vushtrrisë dhe fshatrave përreth, duke përfshirë edhe KFOR-in francez.

Një shtëpizë metalike me ngjyrë të bardhë, drejtkëndore, është e vendosur në qendër të fshatit Maxhunaj të Vushtrrisë. Pranë saj disa shtylla betoni, ndërsa pak më poshtë nisin shtyllat metalike. Kjo e tregon edhe pikën përfundimtare të investimit më të ri të KEDS-it në rrjetin e tensionit të lartë. Ky është projekti i LP 10 kV (kilovolt) Vushtrri- Maxhunaj, i gjatë 8.6 km në tërë trasenë e tij.

Projekti i ri ka gëzuar edhe banorët përreth. “Po më pëlqen ky investim i KEDS-it. Projekte të tilla tregojnë përparim”, thotë gjimnazisti vushtrrias, Driton Maxhunaj.

Largpërçuesi në fjalë do të rregullojë furnizimin me energji elektrike për periferinë e Vushtrrisë dhe fshatrat përreth, duke përfshirë edhe KFOR-in francez.

“Furnizimi me energji elektrike do të jetë në standardet më të larta për pjesën ku kalon largpërçuesi”, tha Bujar Arifi, projektmenaxher në KEDS.

Largpërçuesi i ri ka një shtrirje të kombinuar, përderisa pjesa më e madhe e tij është nëntokësore.

“Nga gjatësia prej 8611 metrash, 3031m janë largpërçues ajror dhe 5580 largpërçues kabllor- nëntokësor. Në këtë projekt është i vendosur stabilimenti shpërndarës me 6 kthina, prej tyre 2 hyrje, 3 dalje dhe 1 kthinë matëse”, shtoi Arifi, i cili ka qenë i lidhur me projektin që nga fillimi.

Pjesë e projektit ishte edhe vendosja e një trafoje të tensionit të ulët në Pestovë. Trafo e re tashmë është vendosur pranë monumentit të Zahir Pajazitit, që do t’i furnizojë me energji elektrike bizneset përreth.

Vendosja e këtij largpërçuesi është në vazhdën e investimeve që ka bërë KEDS-i në rrjetin e tensionit të mesëm. Në këto projekte ishin paraparë 7 LP për 7 distrikte, 6 nga të cilat kishin përfunduar vitin e kaluar. Nga to kishin përfituar direkt mijëra konsumatorë anekënd vendit, duke përfituar shërbime kualitative me energji elektrike.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 27.06.2015