Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça do të rikthehet në hartën e industrisë

Kryeministri Isa Mustafa ka premtuar se në mandatin e parë si Shef i Qeverisë do të ketë prioritet ekonominë, kurse do të punojë për rikthimin e Trepçës në hartën botërore të industrisë.

Kryeministri ka thënë se krijimi i Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do të rrisë investimet në Kosovës do të krijohen vende te reja pune.

“Fillimisht, ky fond do të ketë rreth 18 milionë euro për garantimin e deri në 50% të principalit, ndërsa në vitet e ardhshme, kjo shumë do të rritet. Ndikimi i përgjithshëm i fondit në aktivitetit ekonomik në 6 vitet e ardhshme do të jetë 360 milionë Euro. Është e rëndësishme po ashtu të theksohet se përveç këtij modeli të ndikimit në financim, në jemi duke punuar me donator të tjerë dhe me qëllim që të gjejmë skemën adekuate për të adresuar edhe problemin kryesor në vend, problemin e papunësisë për të rinjtë dhe gratë, si dy grupet më të ndikuara nga papunësia”, ka thënë Mustafa, për indeksonline.net.

Kryeministri ka folur edhe për Trepçën, duke thënë se po kërkojnë zgjidhje optimale në mënyrë që Kosova të rikthehet në hartën botërore të industrisë.
“Jemi të interesuar që vet menaxhmenti i këtij kompleksi dhe vetë minatorët të jenë të përfshirë në ristrukturim ose të themi më mirë, ashtu siç ne e kemi definuar në programin qeverisës, në ndërtimin e strategjisë për Trepçën, strategji kjo e cila i paraprinë Ligjit të veçantë për Trepçën. Kemi konsultuar edhe qendra të mëdha të hulumtimeve të kësaj industrie në nivel global dhe jemi duke shqyrtuar me kujdes qasjen që duam ta marrim në këtë drejtim, me qëllimin e vetëm që ky kompleks të rikthej Kosovën në hartën botërore të industrisë”.

Revista Monitor,  22.06.2015