Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE paralajmëron Rumaninë për gazin

Komisioni Europian të enjten tha se po dërgonte në Gjykatën Europiane të Drejtësisë Rumaninë e cila ka dështuar të merret me mundësinë e problemeve të furnizimit me gaz.

“Shtetet anëtare duhet të jenë të përgatitura me plane emergjence duke vendosur masa dhe procedura që do të kryhen në rast se ka një problem me furnizimin me gaz dhe që duhet të jenë të koordinuara mirë me shtetet fqinje të BE-së,” tha Komisioni në një marrëveshje.

Shteteve anëtare iu desh t’i miratonin këto plane deri më 3 dhjetor 2012.

Në nëntor 2013, Komisioni dërgoi një letër formale lajmërimi në Rumani dhe një vit më vonë dërgoi një arsyetim ku thuhej se vendi nuk përputhej ende me Rregullimin e Furnizimit me Gaz.

“Nuk ka ende një plan emergjence dhe kjo mund të vërë në rrezik aftësinë e Rumanisë për t’u përballur me një krizë të mundshme,” shtoi deklarata.

Megjithatë, qeveria rumune të enjten tha se e kishte plotësuar më së fundmi kërkesën.

“Ne dërguam planin e emergjencës në fillim të kësaj jave. Nëse miratohet nga Komisioni Europian, jam i sigurt se Rumania nuk do të përballet me gjyqin në Gjykatën e Drejtësisë,” tha Razvan Horatiu Radu, nga ministria e jashtme e Rumanisë.

Rumania prodhon rreth 11 miliard metër kub gaz në vit, duke mbuluar rreth 85 për qind të nevojave të veta vjetore. Ajo e importon pjesën tjetër nga Rusia.

Reporter.al 19.06.2015