Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumania rrit eksportet e energjisë elektrike

Rumania eksportoi gjatë periudhës janar- maj 27 përqind më shumë energji elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe importoi pothuajse 26 për qind më shumë.

Autoriteti rumun i Rregullatorit të Energjisë (ANRE) tregon, sipas Mediafax, që në pesë muajt e parë të këtij viti Rumania eksportoi 4.5 TWh energji. Eksportet e energjisë gjatë periudhës janar – maj 2014 arritën në 3.5 TWh.

Eksporti i energjisë në pesë muajt e parë është e barabartë me nevojën vjetore të dy prej konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë në Rumani, Alro Slatina (3 TWh në vit) dhe ArcelorMittal Galati (1.5 TWh).

‘Në përgjithësi, bilanci import-eksport u rrit 2.2-2.8 TËh për eksport,’ sipas ANRE. Vëllimet më të mëdha të eksportuara, prej mbi 1 TËh, janë regjistruar në janar dhe prill, ndërsa importet më të mëdha janë regjistruar në janar dhe maj.

Revista Monitor,  18.06.2015