Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 15 vjeçari

Reshjet intensive te shiut të mbrëmjes së të mërkurës kanë rikthyer përmbytjet në rrugët e qytetit të Durrësit, teksa këtë herë përveçse dëmeve kolosale fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë.

Mësohet se 15-vjeçari me inicialet A.K banues të lagjen 16, rrugët e së cilës ishin të përmbytura nga uji ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa një tel përcjellës i energjisë ishte shkëputur nga shtylla dhe kishte rënë në ujë si pasojë e motit të keq.

Mësohet se adoleshenti ka hasur në mënyrë të pavullnetshme në fijen e korrentit dhe kjo ka rezultuar fatale për të riun, i cili pavarësisht ndihmës së kalimtarëve të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.

Shqiptarja.com  17.06.2015