Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

495 pensionistë, probleme me kompesimin e energjisë

Për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike, qytetarët kanë afat deri në fund të këtij muaji për të bërë plotësimin e dokumenteve që nevojiten. Kompensimi i energjisë elektrike për tri kategoritë që përfitojnë 648 lekë në muaj jepet nëse individët apo familjet plotësojnë kushtet. Paratë, sipas udhëzimit të miratuar më 2 shkurt të këtij viti, shpërndahen në vendet ku ata marrin pensionet apo ndihmën ekonomike. Nga verifikimet që bëhen në zyrat e ISSH-së, rezulton se jo të gjithë mund ta marrin kompensimin, pasi kanë probleme në librezë ose duhet të plotësojnë dokumentacionin pa gabime. “Shekulli” boton listën e emrave të 495 pensionistëve të Tiranës, të cilët duhet të paraqiten pranë sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të bërë verifikimet, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike, bazuar në udhëzimin dhe afatet e vendosura. Në total, rezultojnë të jenë gjithsej 203.928 familje.

Pensionistët

Për pensionistët, procedura është më e thjeshtë. Të gjithë ata që marrin aktualisht kompensim për energjinë, do të marrin direkt edhe 648 lekët për rritjen e çmimit në 2015. Por, brenda qershorit, ata duhet të plotësojnë deklaratën e re ku të vërtetojnë se nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Kompensimi merret vetëm nga një prej pensionistëve në familje. Për ata që nuk e plotë­sojnë deklaratën e re, deri në qershor, përfitimi do të fillojë vetëm për muajin kur bëhet deklarimi. Pra, pensionistët kanë 1 muaj kohë që të plotë­sojnë dokumentet. Ata që i plotë­sojnë deri në  fund të qershorit, marrin përfitimin edhe për muajt e më­parshëm, ndërsa ata që i plotë­sojnë pas kësaj date, vetëm për muajin që kanë dorëzuar dokumentet. Paratë e përfitimit ndahen në zyrat e postës, ku merret edhe pensioni.

Procedura

Kompensimi i diferencës së çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 kvh ka filluar nga data 1 shkurt 2015 dhe i përgjigjet energjisë elektrike të shpenzuar nga data 01 janar 2015, me qëllim që gjenerimi dhe pagesa e kompensimeve në favor të përfituesve të kryhet pa krijuar shqetësime, fillimisht nga ISSH. Si dokumente që përcaktojnë të drejtën e përfitimit janë të vlefshme ato dokumente, të cilat shërbejnë për dhënien e kompensimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 565, datë 09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”.

Lista me emrat e pensionistëve me probleme në kompesimin e energjisë

Gazeta Shekulli,  18.06.2015