Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërprerje energjie pranë Prishtinës

Nga ora 09:00 deri në 12:00, KEDS-i ka njoftuar se dalja 10 kV –Kabllovik drejtimi i Rezonancës, që furnizohet nga TS 10(20)/0.4kV Restoran Ariu, Veternik, e që furnizohet nga NS 110/10 kV Prishtina 7 do të shkyçet.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Çagllavica-Lagja e re, Veteriku lagjja Rezonanca, Veteriku prapa Ariut, lagjja Janina Çagllavicë dhe lagjja Dubai.

Shkyçja do të bëhet për shkak të dislokimi i përhershëm të LP 10 kV kabllovik ekzistues për shkak të punimeve në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit.

Telegrafi,  17.06.2015