Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB: Shqipëria, 1 projekt energjitik

Investimet në projektet energjitike dhe infrastrukturore u rritën 107.5 mld dollarë gjatë vitit 2014. Këtë të dhënë e bën të ditur projekti i BB-së për “Projektet Private Infrastrukturore 2014”.
Pjesë e këtij raporti ishte edhe vendi ynë, sipas të cilit, Shqipëria gjatë vitit 2014 ka pasur një projekt, në mesin e 23 të tillëve në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Raporti tregon se pesë vendet kryesuese me angazhimet më të larta në investime në 2014 janë Brazili, Turqia, Peruja, Kolumbia dhe India. Këto pesë vende së bashku tërhoqën 78 mld dollar që përfaqësojnë 73% të totalit për investime në botën në zhvillim në vitin 2014.

Ndërsa Evropa dhe Azia Qendrore ka në total 23 investime të reja, me një total prej 14.3 mld dollarë, rreth 19 % më pak se mesatarja e investimeve përgjatë 2009-2013. Në rajon, kryeson Turqia me 17 projekte nga këto 23, Rumania me 4 investime, Shqipëria me 1 investim, si dhe Kirkistani me 1 projekt.

Sipas të dhënave, projekti i Shqipërisë ka qenë në fushën e energjisë, me një vlerë rreth 177 mln dollarë.

Revista Monitor, 15.06.2015