Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Devoll, shpërthen bombula e gazit në banesë

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Mancurisht të Devollit nga ku ka mbetur e lënduar një grua me inicialet E.M 43 vjeç.

Policia bën me dije se shtetasja ka marrë plagë të rënda në trup në përpjekje për të fikur zjarrin që ka përfshirë banesën. Ajo është dërguar në spitalin e Korçës dhe raportohet të jetë në gjëndje kritike për jetën.Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shqiptarja.com  13.06.2015