Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italian Petrol vazhdon zgjerimin në Kosovë

Në kuadër të strategjisë së shtrirjes në tërë territorin e Kosovës të rrjetit të pikave të karburantit Italian Petrol, më datë 11.06.2015 do të hap edhe një pikë të re të karburantit në rrugën “Tirana” (në transit) në Gjakovë.

Kjo pikë e re shitëse , njëhërit do të jetë edhe pika e 17-të e rrjetit tregtar të shitjes me pakicë të Italian Petrol.

Promovimi i kësaj pike do te përcillet gjithashtu drejtpërdrejtë nga Radio Dukagjini me ç’rast 5 veta do të kenë mundësi që të fitojnë nga 10 euro mbushje karburant për veturat e tyre.

IP-KOS.shpk përfaqësuese e kompanisë italiane të derivateve IP Gruppo Api e cila nga viti 2014 ka filluar të operoj edhe në tregun kosovarë, furnizon tregun me karburante të standardit EURO5 dhe vajra motorike të kualitetit Evropian, të importuara drejtpërdrejt nga rafineritë italiane.

Telegrafi,  11.06.2015