Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça e Veriut shet koncentrat

Kompania britanike Mineco International Limited do ta blejë krejt prodhimin vjetor të Trepçës – Zveçan.

Kjo u garanton menaxherëve dhe punëtorëve veriorë siguri financiare deri në fund të verës së vitit të ardhshëm.

Trepça e Veriut ka siguruar 20 milionë dollarë nga shitja e koncentratit të plumbit firmës Mineco International Limited.

Kontrata për këtë është nënshkruar më 19 maj, në Zveçan, ndërmjet ndërmarrjes kosovare, të menaxhuar nga serbët, dhe Mineco Gruop nga Britania e Madhe.

Në fakt, siç raporton TV Most, ndërsa përcjell Klan Kosova, kompania në fjalë nga sot ka filluar edhe transportin e 500 tonëve të parë të koncentratit nga pjesa e kombinatit që ndodhet në veri të Kosovës për në porte detare nga ku u dërgohet porositësve. Sasia tjetër do të transportohet gjatë 16 muajve të ardhshëm.

Mineco është zgjedhur fitues në tenderin për shitjen e rreth 12 mijë tonë koncentrat.

Paratë e nxjerra nga ky biznes i garantojnë Trepçës nga veriu siguri të plotë financiare deri në fund të verës së vitit 2016.

“Na vjen shumë mirë që filluam bashkëpunimin me Trepçën – Zveçan për blerjen e prodhimit të saj vjetor. Gjithçka po shkon sipas planit dhe shpresoj se do të kemi bashkëpunim afatgjatë”, ka thënë Dominic Roberts, drejtor për operacione në Mineco International Limited.

Kjo kompani është pjesë e Mineco Group që merret me tregti të metaleve me ngjyrë dhe koncentrateve minerare, investimeve në xehetari dhe hulumtimeve gjeologjike.

Ajo me partnerët e saj menaxhojnë disa miniera plumbi dhe zinku në Serbi dhe Bosnje.

Telegrafi, 09.06.2015