Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumania, investime në energjinë e Moldavisë

Rumania është tani në gjendje të investojë në Republikën fqinje të Moldavisë në projektet e interkonjeksionit të energjisë, në mënyrë që vendi fqinj të ketë potencialin e dy burimeve të furnizimit për gazin dhe energjinë elektrike, ka thënë Kryeministri rumun, Viktor Ponta.

Ai vizitoi Republikën e Moldavisë së fundmi.

Fqinji i Rumanisë duhet gjithmonë të ketë dy burime furnizimi dhe të zgjedhë atë që është më i lirë dhe më i sigurt.

“Rumania është e aftë, ajo zotëron tani burimet e nevojshme – rritjen ekonomike, kompanitë tona në 2014-n njoftuan fitime të rëndësishme – dhe mund të investojë në Republikën e Moldavisë”, – tha Ponta, pas takimit me homologun e tij moldav, Chiril Gaburici. Vizita e fundit e Ponta në vendin fqinj ishte në tetor të vitit të kaluar.

Revista Monitor, 06.06.2015