Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri pret në ministri banorët e Marinzës

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti sot në një takim një përfaqësi të banorëve të fshatit të Marinzës. Ministri dëgjoi pretendimet e banorëve për ecurinë e procesit të evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i gazit dy muaj më parë.

Banorët shprehën pakënaqësi për trajtimin që u është bërë në vijimësi nga komuna ndërsa kërkuan që të shikohej mundësia e përfshirjes në procesin e dëmshpërblimit edhe për ato banesa të cilat rezultojnë të dëmtuara por kanë mbetur jashtë verifikimit. Ndërkaq, për pjesën e përfshirë në procesin e vlerësimit, ka nisur në terren kryerja e dëmshpërblimit sipas konstatimeve të bëra.

Ministri sqaroi banorët se komisioni i verifikimit të dëmeve funksionon në bazë të Prefekturës dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile por gjithsesi Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të kërkojë informacion për ecurinë e procesit. Gjithashtu, Ministria e Energjisë do të nxisë Prefekturën, komunitetin lokal dhe kompaninë Bankers që të kryejnë një verifikim në terren të pretendimeve të banorëve për ato banesa të papërfshira në skemën e dëmshpërblimit.

Z. Gjiknuri sqaroi se përmes ndarjes së re territoriale do të mundet që të korrigjohen në terren edhe problematikat e vërejtura prej banorëve në raportin komunë/komunitet.

Në këtë linjë, ai garantoi banorët se do të angazhohet, në koordinim me bashkinë e riformatuar nga ndarja territoriale, për të maksimalizuar përfitimet e komunitetit lokal dhe trajtimin e tyre.

energjia.al 08.06.2015