Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nota e protestës ndaj Greqisë, çështje në PE

Eurodeputeti Kefalogiannis: Rama, deklarata që cenojnë sovranitetin.

Eurodeputeti grek Manolis Kefalogiannis ka drejtuar disa pyetje në adresë të Komisionit Europian në lidhje me deklaratat e bëra së fundmi nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, për “Shqipërinë e Madhe” apo dhe notat e protestës së Ministrisë së Jashtme shqiptare mbi kërkimet e Greqisë për naftë në detin Jon. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajme greke “Zougla”, e cila thekson se kreu i deputetëve të Demokracisë së Re (Nea Demokratia) sa i përket përplasjes për kërkimet në det, i cilëson si ndërhyrje në sovranitetin e një shteti jo anëtar të BE-së, si Shqipëria drejt një shteti anëtar të Unionit. “Në këtë kontekst i kërkoj komisionit se: A është në dijeni të deklaratave të Kryeministrit Rama? A mendon se deklarata të tilla dhe qëndrimet e përgjithshme të Kryeministrit shqiptar kontribuojnë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon? Si e shihni perspektivën europiane të Shqipërisë?”, janë pyetjet e Kefalogiannis drejtuar Komisionit Europian. Sipas tij, qëndrimet më të fundit të Kryeministrit shqiptar, minon marrëdhëniet e fqinjësinë së mirë mes dy shteteve dhe në rajon, si dhe perspektivën e saj europiane. Disa ditë më parë, edhe eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, në një intervistë televizive paralajmëronte një veto të Greqisë në rast se shteti shqiptar nuk e miraton paktin detar.

Gazeta Shqip, 03.06.2015