Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Intensifikohen lidhjet e euros me naftën

Nëse doni të dini se c’drejtim po merr euro, pyesni një tregtar nafte.

Norma euro-dollar po gjurmon çmimet e naftës së papërpunuar më nga afër se në çdo kohë gjatë dy viteve të fundit. Banka Qendrore Evropiane i jep më shumë peshë ndikimit të çmimeve të energjisë mbi inflacionin se sa Rezerva Federale, kështu që kur nafta filloi të bjerë në mes të vitit të kaluar kjo shërbeu si një arsye më shumë që Evropa të rrisë stimulin monetar me qëllim që të përforconte rritjen e çmimeve.

Rezultati: euro humbi pothuajse 25 për qind të vlerës së saj kundrejt homologut të tij amerikan deri në mes të marsit, përpara së të rritej në linjë me naftën. Duke marrë parasysh korelacionin e rritjes, parashikimet e analistëve se çmimet e naftës së papërpunuar nuk do të rigjallërohen në disa nga muajt e ardhshëm po i sigurojnë mbështetje pikëpamjes se monedha e vetme do të bjerë drejt barazisë me dollarin.

“Duke parë se si fryrja e çmimeve të naftës përkoi me fryrjen e euros kundrejt dollarit, unë po filloj ta marrë këtë marrëdhënie më seriozisht,’ tha Stephen Jen, partner menaxhimi dhe themelues i fondit të mbulimit SLJ Macro Partners LLP në Londër dhe një veteran 13-vjeçar i Morgan Stanley deri në vitin 2009. Korrelacioni është bërë ‘shumë i fortë’ dhe është ‘lidhur me ndryshimin në mënyrën se si qasen Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Evropiane ndaj inflacionit,’ tha ai.

Revista Monitor,  02.06.2015