Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, policia: 7 të arrestuar

Ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE -së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Edhe kësaj jave në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë  55 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici –  OSHEE në 3.687 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  23  autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë  7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .Janë  shpallur në kërkim  10 persona, ndiqen në gjendje të lirë 6 persona. Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 1.459 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 56 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Shqiptarja.com  31.05.2015