Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zhbllokohet Trepça

Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka miratuar 22 licenca dhe leje për operim përfshirë këtu edhe ndërmarrjen “Trepça”, nga 30 aplikacione sa i kanë shkuar gjithsej këtij komisioni.

Ky bord i ka dhënë vetes detyrë që deri më 15 qershor t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe kërkesat e adresuar ndaj këtij komisioni.

Këtë i ka bërë të ditura Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Telegrafi, 19.05.2015